onsdag 6 december 2017

KY ËSHTË STILI IM

Që nga fëmij I vogël pash se c’ishte emigrimi
kuptova se ca roli luante lejekalimi
po s’e kisha domethën’, detyra e kalecave
ishte që të më zënë dhe e imja që tu ik
Shqipëri Greqi disa herë në ditë
disa herë në muaj, disa herë në vit
nuk ishte thjeshtë se mu mërzit jeta në Rrubik
ishte syri im i majtë që kërkonte për ca dritë
nga aksident i ndodhur në Shqipëri me dinamit
Bani G mos u mërzit, isha vetëm dymbëdhjetë
midis rracistave të jetosh nuk është e lehtë
edhe jo nuk kanë të drejtë ata që thonë se jashtë
nxjerr para dhe je si mbret le ta provojnë dhe vetë
merr shtatë e prish tetë s’ ke nevojë për kuletë
se shteti donte pare dhe ky është realitet
dokumentat bën të pasur qeverinë në të vërtetë

ky është stili im stili stili im
stili i jetës që mësove në emigrim
ky është stili jonë stili stili jonë
stili i jetës që emigrimi na mëson

kërkoja ndonjë vajzë për të qesh a për të folë
por të gjitha më shikonin si të isha jashtë tokësor
se isha nga Shqipëria ish vend komunist
nënat edhe baballarët thonin se jemi të pistë
si tu shpjegoja vajzave për Shqipërinë e shkretë
vërtet ishim të varfër por ishim të vërtetë
mes meje edhe vajzave qëndronte një murë
se unë isha me këmbë ndërsa vajzat me veturë
e lehtë që ta shikosh ishte e lehtë që ta kuptosh
puna s’ ish te pastërtia puna ish te xhepi bosh
puna ishte te puna po dhe punë nuk ekzistonte
për shqiptarin që s’ pranonte nga asnjeri ta ofendonte
gjer sa u detyrova të ngrej zërin për shumë gjëra
ki kujdes nga policia ki kujdes dhe nga gjilpëra
bota u bë e egër befasisht në trurin tim
Bani s’ ishte faji jot, jo jo nuk ishte faji im

ky është stili im stili stili im
stili i jetës që mësove në emigrim
ky është stili jonë stili stili jonë
stili i jetës që emigrimi na mëson

ofendime arrestime në biruca keqtrajtime
në Janar të 99s erdhi burgu n’ jetën time
që nga qelia ime Bani po të flas alo
përshëndes shokët e mi që janë në Koridhalo
sa nëna derdhën lotë sa foshnje ngelën vetëm
dhe qajnë sikur duan të mësojnë të vërtetën
për babain që u iku dhe s’ do vi më ktë jetë
u a vranë kur kalonte në kufij me pistoletë
ushtarë kriminela nga c’ do shtet e nga c’do anë
në dete në male fajtorët ku janë
ky është emigrimi luftë për të mbijetuar
mbetëm dhe të pa paguar sepse erdhëm të pa ftuar
nuk na kupton askush na u tha loti në sy
nuk na duan as këtu nuk na duan as aty
prandaj dhe ta kuptoni s’e ndryshoni trurin tim
Bani G dora vetë edhe ky është stili im

Inga kommentarer: